Ditën e djeshme ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ Shqipe Hysenaj publikoi një video me një audio të Andit, e cila bëri xhiron e rrjetit.
“Unë me të vërtetë dola mbrapa Teas, por unë dola për diçka, nuk dola se më interesoi shumë ajo pjesë. Dola për të përfituar ti një gjë. Pastaj sa mbarova me Tean, erdha direkt te ti…ça sa mbarova, sa i thashë dy llafe që ta bënin të reagonte mbi atë që tha, që të dilte komplet situata në përfitimin tënd.”, shprehej Andi.
Audioja në fjalë, i referohet ditës kur Tea doli nga studioja pas një debati me Shqipen. Menjëherë pas saj doli dhe Andi.
Shqipja e ka cilësuar Andin si të pafytyrë dhe mashkull me karakter të dobët, i cili ka shfrytëzuar emrin e saj për famë. Pas deklaratave të ish-konkurrentes, ka reaguar dhe ish-banori i Big Brother, Meridiani, i cili fillimisht ishte opinionist i “Përputhen Prime”.
“Të paktën Andi nuk më ka zhgënjyer apo dalë ndryshe nga pritshmëritë që kisha për të nga fillimi. Për ty Shqipe nuk e di”, ka shkruar ai, duke treguar se që nga fillimi ka menduar se Andi po bën lojë.
Diskutime rreth kësaj post