Aktori i njohur i humorit, Cekja i Beratit mes lotësh u shpreh se artisti i mirënjohur, Zef Deda do të mbetet përjetë në kujtimet e shqiptarëve.
Nga Teatri Migjeni ku mori pjesë në homazhet në nderim të mjeshtrit të humorit, Cekja i Beratit u shpreh se ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe.
Ai theksoi se Zef Deda ishte simbol i humorit shqiptar dhe se së bashku kanë kujtime të mrekullueshme.
“Është humbje e madhe për humorin shqiptar, është aktor i mrekullueshëm. Shkodrës nuk i vjen më asnjë si Zef Deda dhe gjithë Shqipërisë. Simboli i humorit shqiptar, me dhimbje të madhe ngushëllime familjes, fëmijëve të tyre.
Me Zef Dedën kam kujtime të jashtëzakonshme, të mrekullueshme. Të veçantë e bënte humori i tij, personazhet e tij, shumë role të mrekullueshme, do të mbetet në mendjet dhe kujtimet er shqiptarëve sa të jetë jeta”, tha aktori i humorit.
Diskutime rreth kësaj post