Prezenca e OSBE në vendin tonë ka uruar mbrëmjen e sotme Bajram Begajn, menjëherë pas SHBA-ve dhe BE-së.
OSBE shpreh përgëzime për zgjedhjen e Begajt në postin më të lartë të shtetit për 5 vitet e ardhshme.
“Përgëzime të ngrohta Bajram Begajt për zgjedhjen President i ardhshëm i Republikës, dhe urimet më të mira për pesë vitet në postin më të lartë, si përfaqësues i unitetit të popullit. Prezenca e OSBE-së pret me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm”, thuhet në reagim.
Bajram Begaj mori 78 vota, nga të cilat 74 llogaritet të jenë të socialistëve, 3 të partisë Socialdemokrate, dhe një votë në favor mendohet të ketë kaluar nga 6 deputetët e opozitës (3 të LSI-së dhe 3 të PDIU-së) që morën pjesë në votim. 1 votë tjetër ishte abstenim dhe 4 kundër. LSI nga ana e saj kishte deklaruar para nisjes së seancës se do të votonte kundër, ndërsa pjesa tjetër e opozitës nuk u përfshi në votim.
Diskutime rreth kësaj post