Gjatë vizitës së tij në New York, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median franceze “TV5MONDE”. Duke folur për Shqipërinë dhe shqiptarët gazetarja iu referuar vendit tonë si një nga vendet më të varfra të Evropës dhe se po zbrazet nga vetë banorët e saj. Por Rama iu kundërpërgjigj duke thënë se Shqipëria është ndërmjet vendeve më pak të pasura dhe këtu ka një dallim.
Intervista:
Pyetje: Edi Rama do të interesohemi për vendin tuaj, Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Evropës, ajo po zbrazet nga banorët e saj, cilat janë sfidat me të cilat ndeshen banorët e saj? A është gjithmonë Shqipëria e pajtueshme me Evropën?
Edi Rama: Së pari doja të thoja se ne nuk jemi një nga vendet më të varfra, jemi ndërmjet vendeve më pak të pasura dhe këtu ka një ndryshim sepse kur ju flisni për një varfëri, kjo u jep teleshikuesve tuaj idenë e një vendi të varfër në ndonjë kontinent të largët, ndërsa ne jemi në mes të Evropës, jemi ndër më pak të pasurit, por po ecim përpara. Së dyti nuk patëm një fushatë zgjedhore të dhunshme dhe nuk patëm një fushatë zgjedhore plot me fyerje. Patëm një fushatë me një pjesëmarrje shumë të madhe, rreth 80% e banorëve rezidentë në Shqipëri. Kjo besoj flet vetë për pjesëmarrjen dhe gjallërinë e demokracisë tonë. Së treti, po, ne jemi një vend evropian në mes të Evropës, kemi probleme dhe përpiqemi t’i zgjidhim. Bëjmë reforma, rruga është e gjatë sigurisht, por jemi në drejtimin e duhur, pa dyshim, përndryshe Këshilli Evropian nuk do ta kishte marrë unanimisht vendimin për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.
Diskutime rreth kësaj post