Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me raportin e OKB që e rendit Shqipërinë ne 10 vendet me shpopullim më të shpejtë në botë.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha e konsideron këtë fakt si “rekord të zi”. Sipas kryedemokratit, shpopullimi i Shqipërisë është plaga më e madhe dhe po ndodh me ritme marramendëse.
Ndër të tjera, ai shton se kjo është strategji e Ramës për ta shkretuar Shqipërinë një orë e më parë.
“Rekord i zi! Shqiperia renditet në 10 vendet me shpopullim të shpejtë në botë.
Nga viti 2007 deri në vitin 2014 popullata në Shqiperi u rrit çdo vit. Nga viti 2015 deri më sot, mbi 540 mijë banorë janë larguar nga Shqipëria.
Miq, e kam thënë dhe e përsëris, shpopullimi i Shqipërisë është plaga më e madhe për kombin tonë, dhe po ndodh me ritme marramendëse. Sot është fakt, dhe është strategji prioritare e Ramës dhe qeverisë së tij të cilët po bëjnë gjithçka për ta shkretuar Shqipërinë një orë e më parë.
Sipas Kombeve të Bashkuara, Shqipëria renditet në 10-shen e parë për nga ritmi i shpejtë i shpopullimit. Ndër arsyet me kryesore që rendisin Shqipërinë në vendin e 10-të, janë ulja e lindjeve si dhe emigrimi. Të dy këta faktorë lidhen ngushtë me gjendjen ekonomike të shqiptarëve të cilët sa vijnë e varfërohen, vidhen, mashtrohen, e për rrjedhojë e kanë të pamundur të planifikojnë krijimin e një familje dhe të papërballueshme sjelljen në jetë të fëmijëve. Po ashtu, për shkak të mjerimit dhe pamundësive, shqiptarët zgjedhin të emigrojnë në vende të Bashkimit Europian, në Amerikë e më gjerë.
Të dhënat e OKB-së, të përpunuara nga “Visual Capitalist”, janë mbledhur për të projektuar ndryshimet nga viti 2020-2050. Në Shqipëri, rënia nga viti 2020-2050, llogaritet me 15.8%. Kjo është një fatkeqësi e madhe për vendin tonë dhe pasojat do të jenë gjithnjë e më të thella, më të dëmshme për shoqërinë tonë dhe për më tepër pa kthim pas. Sb”,-shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post