Gazeta britanike “The Guardian”, para disa ditësh, i dedikoi një shkrim anëtarësimit në BE të disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në analizën për të gjitha vendet që ndodhen në listën e pritjes për të çelur negociatat e anëtarësimit, ajo ka përfshirë edhe Shqipërinë. Siç citon pesimistët e Ballkanit e të Shqipërisë, autori i artikullit shkruan gjasat që vendi ynë të futet në BE janë thuajse të pamundura. Prestigjozja britanike e shpreh këtë përmes ironisë së thellë duke e lidhur me futjen e Turqisë në BE.
“Një shaka e bërë në Ballkan rrok më së miri mendësinë e njerëzve që ndiejnë se janë lënë në pritje mjaft gjatë: kur është fjala për anëtarësimin në BE, dallimi midis pesimistëve dhe optimistëve është se optimistët besojnë që Turqia do të bashkohet gjatë presidencës shqiptare të BE, ndërsa pesimistët besojnë se Shqipëria do të bashkohet gjatë presidencës turke të BE. Me një fjalë: Kurrë.” – shkruhet në një prej paragrafëve të artikullit të The Guardian.
Diskutime rreth kësaj post