Me përfundimin e procesit të demontimit të municioneve dhe armatimit të vjetër të ushtrisë shqiptare, disa uzina armatimi dhe municioni në vend tanimë kanë ngelur pa asnjë aktivitet.
I tillë është edhe projekti që pritet të zbatohet në uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të cilën ka shfaqur interes një firmë e njohur italiane e prodhimit të municioneve.
“Ky është një investim që shkon në rreth 25 milionë dollarë dhe do punësojë rreth 150 persona në një fazë të parë.
Kjo është një firmë lider në Europë për armët dhe municionet dhe do ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të rivitalizuar uzinën e armëve të Mjekësit”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Ministria e Mbrojtjes mirëpret projekte dhe plane biznesi të tilla edhe për uzinat e tjera ushtarake të vendit.
Diskutime rreth kësaj post