Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria brenda kësaj dekade synon që të bëhet eksportuese neto e energjisë elektrike. Teksa mbante fjalën në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare, Rama tha se tashmë për herë të parë Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB.
Ai shtoi se qeveria shqiptare ka nisur të reformojë sektorin e energjisë elektrike në përputhje me paketën e tretë me Bashkimin Evropian dhe se ka synime që këtë dekadë të bëhet eksportuese neto e energjisë.
Deklarata e Ramës:
“Ne në këtë kuadër mbështesim agjendën e reformës së Kombeve të Bashkuara e të Këshillit të Sigurimit. Shqipëria bëson se përtëritja e një angazhimi të thellë është shumë herë më i nevojshëm për paqen dhe sigurinë. Shqipëria vitin e kaluar kryesoi OSBE-në duke bërë dhe duke dhënë kontribute afatgjata e të qëndrueshme për paqen. Ne realizuam një ecuri mjaft të nevojshme dhe si besues të veprimit shumëpalësh. Këshilli ministerial ra dakord për një sërë angazhimesh për të luftuar krimin e organizuar, gjatë kohës që kryesonim OSBE-në. Shqipëria tashmë do jetë për herë të parë një anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB. Na duhet një integrim më i madh për axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm. Ne jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE-së për mjedisit. Ne do të sjellim këndvështrimin e një vendi të vogël me një politikë të jashtme të qëndrueshme. Me një grup të njëjtë në mendim, jemi përpjekur të prezantojmë një traktat për pandeminë, jemi në dijeni dhe për pasojat që mund të rrisin konfliktin, dhunën e shkeljes së të drejtave të njeriut. Qeveria shqiptare ka nisur të reformojë sektorin e energjisë elektrie në përputhje me paketën e tretë me Bashkimin Evropian. Jemi të përqendruar në diversifikimin e energjisë. Qeveria do miratojë planin e ri në përputhje me axhendën e komunitetit të energjisë. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë,”– tha Rama ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post