Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikon spotin e radhës me titull “Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur”.
Ky spot ka në qendër të tij vjedhjen që i është bërë shqiptarëve në 10 vitet e fundit.
Berisha e publikoi spotin me mbishkrimin: ‘Tepsia e Edi Ramës’.
TEKSTI I SPOTIT
Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur. Kjo është tepsia që Edi Rama u kërkonte shqiptarëve. Çfarë bëri këto vite Edi Rama me këtë tepsi?
Miliona euro u vodhën për luksin e shfrenuar të rilindjes. 21 milionë euro për fluturimet e Ramës me avion taksi. Darkat 10 mijë euro në restorante të shtrenjta. 4 milionë euro për oborrin e Kryeministrisë, që vetëm Edi Rama mund ta shohë. Në një vit shqiptarët kanë humbur një rrogë.
Inceneratorët që nuk ekzistojnë janë vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë. 430 milionë euro, me vet firmat e Ramës dhe Veliajt. Me aq para pensionet dyfishoheshin. KLSH ka raportuar 1.2 miliardë euro të vjedhura në 10 vite. Me aq para çdo rrogë do të ishte rritur me dyfish.
Sulmet që Edi Rama u bën mediave dhe shqiptarët do t’i paguajnë deri në 1.6 miliardë euro. Një tjetër faturë që rroga do të mund të mbidyfishoheshin. Vjedhja tjetër ndodh me bashkitë. Me rilindjen urbane 2.3 miliardë janë hedhur në fasada dhe sheshe. Ky çmim nuk justifikon as përafërsisht kostot e investimit.
Këto janë thërrimet që Edi Rama ka lënë te tepsia për shumicën e shqiptarëve, qofshin ata demokratë, socialistë, apo pa parti. Këto thërrime janë arsyet pse shqiptarët ikin, vriten me njëri-tjetrin dhe jetojnë në mjerim.
Tepsia e Edi Ramës iu kushtoi shqiptarëve 5.9 miliardë euro. Ku shkoi e gjithë psuria e shqiptarëve? Tepsia u vodh nga Edi Rama dhe familja e tij që marrin çdo tender.
Tepsia u vodh nga ministrat e rilindjes, nga kryebashkiakët kriminelë dhe krimi i organizuar.
Në datën 14 maj nuk votojmë vetëm bashkitë. Votojmë kundër vjedhjes.
Ndryshimi në duart e tua!
Në 14 maj voto numrin 1, “Bashkë Fitojmë”!
Diskutime rreth kësaj post