Ish-deputeti i PD, Genc Pollo, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka komentuar intervistën e kryeministrit Rama për AFP-në. Pikërisht në këtë intervistë Rama është shprehur se ‘Shqipëria nuk do të qaj pas derës së BE-së’.
Në reagimin e tij, ish-kreu i Komisionit të Medias, ka theksuar se Rama mund të kishte deklaruar se do përmbushë kushtet e Bundestagut dhe do të lejojë të behën zgjedhje parlamentare pas miratimit të Reformës Zgjedhore.
“Fare mirë mund të kishte thënë se “do të përmbush kushtet e Bundestagut si p.sh do të bëj zgjedhje parlamentare mbas miratimit të reformës zgjedhore; do të çoj për ndjekje penale ofiqarë rilindistë që kanë vjedhur votata etj, etj.
Jo vetëm se i shërbejnë vendit por edhe se çelin portën e Bashkimit Europian”. Nuk e thotë këtë por bën të fortin.
Mbas përfshirjes së qeverisë në korrupsion të lartë e krim të organizuar arroganca me “nuk qaj tek dera jote” e vështirëson më tej integrimin europian të Shqipërisë”, – thekson Pollo.
Diskutime rreth kësaj post