Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas. Ministria e Jashtme njofton se në dakordësi me Departamentin e Shtetit, tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit.
Njëherësh, shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar.
Vendimi u dakordësua sot gjatë takimit që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit. Ky vendim e fut Shqipërinë në të ashtuquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”.
Diskutime rreth kësaj post