Temperaturat ekstreme kanë mbërthyer të gjithë Shqipërinë ditët e fundit, ndërsa periudha më e ftohtë pritet të jetë nesër ku në zona të caktuara parashikohet që termometri të zbresë deri në -15 gradë celsius.
Nga të dhënat e qendrave meteorologjike ndërkombëtare mësohet se temperaturat ekstreme do të mbizotërojnë në Shqipërinë jug-lindore, lindore dhe veri-lindore, ku kryesisht termometri zbret deri në -15 gradë celsius.
Ndërkohë, veri-lindja është pushtuar nga dëbora me fshatra të bllokuar, ndërsa Korça dhe rajonet përreth janë mbërthyer nga i ftohti siberian.
Në galerinë e mësipërme mund të ndiqni ecurinë e motit dhe temperaturave nga ora në orë. /albeu
Diskutime rreth kësaj post