Vetëm 3 muaj na ndajnë nga Festivali Europian i Këngës, ku Shqipëria do të përfaqësohet me këngëtaren Jonida Maliqi e cila do të këndojë “Ktheju Tokës”. Ashtu siç tha disa javë më parë këngëtarja përveç financimit nga TVSH do të kërkojë vetë mbështetje nga institucione të ndryshme por edhe biznesmenë.
Duket ajo ia ka arritur qëllimit dhe gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë së Tiranës kanë organizuar një surprizë. Të gjithë së bashku do të mblidhemi në Sheshin Skëndërbej për të mbështetur Jonidën dhe për të ndjekur performancën saj.
Kemi një surprizë të paparë me @jonidamaliqi për @eurovision ! Teksa ajo shkon të na përfaqësojë në Izrael, ne do të kemi një festë mbështetëse të paparë në sheshin “Skënderbej”. 🎠😎 FORCA JONÇE! – shkruan Erion Veliaj në postimin e tij në Instagram duke i bashkangjitur edhe disa foto nga takimi i sotshëm.
Diskutime rreth kësaj post