Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja Eneida Tarifa do të performojë në natën e dytë të këtij festivali në 12 maj këngën e saj “Përrallë”.
Në një ceremoni zyrtare, organizatorët e festivalit evropian Eurovision, bashkë me televizionin suedez SVT kanë bënë tërheqjen zyrtare të shteteve në dy gjysëm finale.
Sipas kësaj radhitje përfaqesuesja e Shqipërisë Eneda Tarifa, do të këndojë në gjysëmfinalen e dytë, në 12 maj.
Bashkë me Shqipërinë në të njëjtën gjysëmfinale do të këndojnë edhe Maqedonia, Serbia, Zvicra, Norvegjia, Danimarka dhe për herë të parë do të jetë edhe Australia.
37 shtete do të garojnë në dy gjysmëfinalet e datës 10 dhe 12 maj, dhe vetem 10 prej dy gjysëmfinaleve do të kalojnë në natën finale ku do t’i shtohen edhe 5 shtetet që automatikisht kalojnë në finale Gjermania, Spanja, Italia, Franca dhe Britania e Madhe si dhe mikpritësi i festivalit që këtë vit është Suedia.
Eneda Tarifa me këngën “Përralla” është fituesja e Festivalit të 54-ët të Radio Televizionit Shqiptar, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong Contest 2016, në Suedi.
Pa marrjes së çmimit, Eneda tha se “ndihem si në përrallë . Unë e jetova e përjetova këngën time. Më keni mbushur me emocion ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen, do bëj të pamundurën ta realizoj ashtu siç duhet në Eurosong”.
Diskutime rreth kësaj post