Gazetari Alban Dudushi, ka komentuar situatën politike në Shqipëri ku e konsideroi të tepërt definimin e demokracisë shqiptare me termin regjim
Dudushi u shpreh se kemi pasur shumë probleme në këto 30 vjet, por aktualisht jemi demokraci jo funksionale dhe jo një regjim.
Komenti i Dudushit:
“Shqipëria vend jo i normalizuar demokratikisht. SHBA nuk mbyll sot për gjëra që kanë të bëjnë me demokracinë. Nuk është më situata, ku Amerika hyn si xhandar. Këtu kemi demokraci që nuk funksionon. Këtu kemi vend që tenton të rrisë pushtetin e vet, por është e tepruar të themi se jemi regjim.
Ka tashmë kauza që opozita vazhdon të mos mbrojë dot. Nuk jemi regjim. Jemi sistem politik me probleme shumë të mëdha, por nuk jemi regjim. Ka 30 vjet që jemi në situatë të rëndë e këta janë probleme, që një demokraci i zgjidh nga brenda sistemit, e ne po normalizuar duke u kthyer opozita në sistem”, u shpreh Dudushi.
Diskutime rreth kësaj post