Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në një status në faqen zyrtare të “Facebook”, ambasada kujton fjalët e ish-presidentit amerikan, George W.Bush në vizitën e tij në Shqipëri, ndërsa siguron se Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkua ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria.
STATUSI
—-️—-️ | “Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek populli shqiptar mesazhin se ju mund të mbështeteni tek Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet tek ju, për të punuar fort për të përhapur lirinë dhe, si rrjedhojë, paqen,” tha ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë në 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO.
Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësim në NATO, ushtarët amerikanë marshuan me krenari përkrah Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke i qëndruar këtij premtimi. Edhe sot, Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria. Gëzuar përvjetorin e 10-të, Shqipëri! #Shqiperia10Vjet #NeJemiNATO
Diskutime rreth kësaj post