Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar sot masivisht aneksimin e katër territoreve ukrainase nga Rusia, përmes votimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ashtu siç kërkoi Shqipëria, votimi u krye në formë transparente, ndërsa plot 143 shtete votuan në favor të rezolutës që dënon aneksimin e paligjshëm rus pas referendumit të rremë të mbajtur në katër rajonet e Ukrainës.
Edhe Serbia ka votuar për dëbimin e aneksimit të territoreve ruse, ndërsa 35 shtete kanë abstenuar.
Së bashku me Rusinë, katër shtete kanë dënuar këtë rezolutë; ato janë Bjellorusia, Koreja e Veriut, Nukaragua dhe Siria.
Votimi i në OKB:
Diskutime rreth kësaj post