Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar kryeministrin Rama, por edhe ambasadorët e akredituar në Tiranë, lidhur me dështimin e radhës në procesin e negociatave me BE.
Reagimi i Manjanit
“Mendoj të falenderojmë Hollandën, Gjermaninë, Francën dhe gjithë vendet e BE që si problem tyrin të brendshëm kanë:
1. Vendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Krijimin e gjykatave dhe luftën ndaj krimit.
2. Garantimin e sistemit demokratik në Shqipëri. Mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Garantimin e lirive kushtetuese.
3. Ndarjen dhe ballancimin e pushteteve në Shqipëri. Rivendosjen e pluralizmit politik në vend dhe pavarësimin politik të institucioneve publike këtu.
Shumë faleminderit që na kanë bërë problem tyrin të brendshëm! Nuk është gjë e vogël të lesh çdo problem tëndin për tu marrë me tonat…
Sikur të na kishin vënë dhe një qeveri tyren këtu brenda do e kishin patur shumë më të thjeshtë sesa kështu, me ambasadorë që na i bëjn qejfin qeverisë sonë.
Kjo e fundit ja arriti që problemet e pazgjidhura të saj ti bëjë probleme të brendshme të Europës…
Qeveria jonë është gati të drejtojë Europën tashmë.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post