Gjatë vitit 2017, Shqipëria rezulton se ka rritur masën e shkëmbimeve të produkteve ushqimore e pijeve nga Italia ndërsa ka ulur atë nga Greqia.
Refruar të dhënave të Tregtisë së Jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se gjatë vitit 2017, Shqipëria ka importuar 305 milionë lekë më pak ushqime, pije e duhan nga Greqia, raporton portali SCAN.
Po ashtu, edhe sa i përket eksporteve rezulton se për këtë grup mallrash, Shqipëria ka eksportuar 350 milionë lekë më pak gjatë 2017, krahasuar me vitin e kaluar.
Ndërkohë me Italinë është shënuar një rritje e importeve me 622 milionë lekë më shumë se viti i kaluar. Sa i përket eksporteve, rritja me Italinë rezulton 320 milionë lekë më shumë.
Itali
Eksporte
2016 4 miliardë e 980 milionë lekë
2017 5.3 miliardë lekë
Ndryshimi=320 milionë lekë më shumë
Importe
2016/ 12 miliardë e 941 milionë lekë
2017/13 miliardë e 563 milionë lekë
Ndryshimi= 622 milionë lekë më shumë
Greqia
Eksporte
2016/1 miliardë e 720 milionë lekë
2017 /1 miliardë e 370 milionë lekë
Ndryshimi=350 milionë lekë më pak
Importe
2016/10 miliardë e 818 milionë lekë
2017/10 miliardë e 513 milionë lekë
Ndryshimi=305 milionë lekë më pak
Diskutime rreth kësaj post