Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta kalojë me batuta pyetjen drejtuar atij nga moderatori i Forumit Strategjik të Bledit 2022 në Slloveni lidhur me krizën energjitike dhe varësinë nga Rusia.
Teksa theksoi se Shqipëria nuk ia ka nevojën Rusisë, pasi nuk furnizohet me gaz prej vendit të drejtuar nga Vladimir Putin dhe është e varur nga energjia e pastër që prodhohet nga burimet hidrike, Rama tha se vendi ynë me një buxhet as sa gjysma e atij të Kristiano Ronaldos po e menaxhon si duhet situatën.
“Shqipëria është unike se nuk ka gaz, nuk ia kemi nevojën Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie ndaj Rusisë, sepse në perandorinë sovjetike, Stalini u rrëzua me hijeshi, ndërkohë ne e mbajtëm edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Ne jemi 100% me energji të përtëritshme. Ne jemi të lumtur kur Zoti qan, sepse ka burime uji. Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është shumë i dhimbshëm për buxhetin shqiptar, që është edhe më i vogël se ai i Kristiano Ronaldos. Nuk kam gjë kundër Ronaldos, mos e merrni si sjellja e një juventini të tradhtuar por dua të them që buxhetet tona janë shumë modeste, shumë të kufizuara krahasuar me të mëdhenjtë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post