Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit Edi Rama, ka dekretuar lirimet e tre ambasadorëve dhe emërimet e pesë të tjerëve.
Nga pozita u lirua Ilir Bocka, ambasador në Serbi, po ashtu edhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, Sami Shiba, dhe ambasadori në Rusi, Arben Gazioni.
I emëruar si ambasador rezident në federatën ruse tashmë është Genc Pecani, ndërsa në Republikën e Bjellorusisë dhe asaj të Uzbekistanit është emëruar si ambasador jorezident.
Për në Serbi u emërua Bardhyl Canaj, si amabsador rezident, raporton Euronews.al.
Në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta ambasador rezident tashmë është Artur Kuko, ndërsa në Organizatat për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) është emëruar ambasador jorezident.
Saimir Balës iu besua pozita e ambasadorit rezident në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ndërsa jorezident në Mbretërinë e Bahreinit, Sulltanatin e Omanit dhe në Republikën e Jemenit.
Në Sllovaki, Arten Hanku do të jetë tashmë ambasador rezident.
Diskutime rreth kësaj post