“The Times” i ka kushtuar një artikull marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e dhjetëra mijëra emigrantëve të paligjshëm në një kamp në Gjadër të Lezhës.
“Ndërsa propozimet e Mbretërisë së Bashkuar, gjatë kësaj periudhe janë zhytur në vështirësi politike dhe ligjore, dy vendet evropiane Italia dhe Shqipëria planifikojnë të përpunojnë 36,000 refugjatë në vit në një qendër të re, megjithëse jo të gjithë janë të kënaqur për këtë marrëveshje,” kështu shkruan “The Times”.
“Ky është vendi ku italianët do të ndërtojnë qendrën e tyre të përpunimit të emigrantëve,” tha Sandër Marashi, drejtori i portit të Shëngjinit për The Times, duke shtuar, se “kampi do të mbulojë mbi 3000 m2, por nuk do të ndikojë në aktivitetin e portit dhe është kënaqësi të ndihmosh pasi kjo është ajo që bëjnë partnerët evropianë për njëri tjetrin.”
Ndërsa qeveria britanike po lufton me mënyrën se si të zhvendosë azilkërkuesit e saj, marrëveshja e Italisë për të dërguar 36,000 emigrantë në vit në Shëngjin, e shpallur muajin e kaluar, ka ngritur pyetjen se kujt i duhet Ruanda kur ke Shqipërinë?
Pasi 153,000 emigrantë zbarkuan në Itali këtë vit, marrëveshja e kryeministres italiane Meloni me Ramën parashikon që të ardhurit e tjerë të merren në det, të zbresin në Shëngjin, të identifikohen më pas në një qendër mbajtëse në një bazë të vjetër ajrore.
“Me sa di unë italianët zgjodhën Shëngjinin dhe hartuan planin për qendrën e përpunimit duke përdorur një foto satelitore, më pas shkuan te shqiptarët për miratim,” tha Marashi.
Marrëveshja për emigrantët është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Opozita dhe shumë qytetarë e kanë kundërshtuar ashpër marrëveshjen Rama-Meloni në Romë, e cila është bërë publike e cunguar.
Diskutime rreth kësaj post