Qeveria shqiptare ka vendosur të kontribuojë me 100 mijë euro për rindërtimin e katedrales Notre-Dame në Paris, e cila u dogj dy ditë më parë.
Më herët, ishte kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili i premtoi ambasadorit francez se shteti kosovar do të jepte kontributin e tij për rikonstruksionin e katedrales.
Deri më tani, ndihmat e mbledhura për rindërtimin e Notre-Dame kanë shkuar rreth 1 miliardë euro. Ato kanë ardhur kryesisht nga familjet e pasura të Francës. Edhe Donald Tusk, Presidenti i Këshillit të Europës, kërkoi nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian që të ndihmojnë në rikonstruksionin e saj.
Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar se katedralja do të rindërtohet brenda pesë vitesh, por ekspertët e shohin këtë gjë me skepticizëm. Ata gjykojnë se do të duhen të paktën 15 vjet për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post