Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste u ndal edhe tek zhvillimi i fundit lidhur me çështjen e negociatave, ku Këshilli i Europës nuk doli me një vendim për konferencën e parë ndërqeveritare.
Gjatë replikës me deputetin Myslim Murrizi, Balla theksoi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe madje edhe vendet më skeptike kanë vlerësuar Shqipërinë.
Sipas tij shpresa e tyre është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë zgjidhje. Balla tha se BE është një institucion me vendimmarrje të vështirë, pasi kërkohet vota unanime e të gjitha shteteve.
Lidhur me këtë Balla këshillon se BE duhet të ndryshoje sistemin e vendimmarrjes, pasi në të kundërt s’do të marrë dot vendime kurrë.
“Dy vlerësimet e mia lidhur me pamundësinë e Këshillit Europian për të marrë një vendim për datën e konferencës së parë ndërqeveritare. Këtu duhet të jemi shumë të qartë për këtë çështje. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për tu mbajtur ky event formal i fillimit zyrtar të bisedimeve, kur tashmë të gjitha vendet anëtare edhe ato që janë më skeptike janë vlerësuese për atë që Shqipëria ka arritur. Vlerëson që procesi zgjedhor i 25 prillit ishte më i miri. Tregon që jemi në kushtet e një procesi në ecje të përmbushjes së pritshmërive. Të mos harrojmë që BE është një institucion me vendimmarrje tepër të vështirë. Në këtë këndvështrime shpresa jonë është që Bullgaria dhe Maqedonia ta gjejë një zgjidhje për këtë çështje.
Kjo nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë. Procesi ecën ne do të vazhdojmë të kemi vëmendjen dhe angazhimin e duhur për të çuar përpara reformat. I dashur Myslim nuk është në përgjegjësinë e qeverisë shqiptare mungesa e një vendimmarrje. Këshilla jonë e vetme është që BE duhet ta ndryshojë këtë sistem vendimmarrës sepse ndryshe s’ka për të marrë kurrë vendime,” – u shpreh Balla.
Diskutime rreth kësaj post