Qeveria shqiptare miratoi të martën një marrëveshje me autoritetet kineze për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dy vendeve, raporton Balkan Insight.
Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur shteti aziatik po përballet me kulmin e pandemisë Covid-19, ndërsa shumë vende të botës kanë kthyer karantinën për shtetasit që hynë nga Kina në vendet e tyre.
Gjithashtu kjo marrëveshje e bën Shqipërinë vendin e dytë në rajon që heq vizat me Kinën, pas Serbisë, një veprim që mund të shihet si në kundërshtim me politikën e Bashkimit Evropian, vetëm disa muaj pasi vendi hapi bisedimet për anëtarësim.
Diskutime rreth kësaj post