Shqipëria “hakmerret” ndaj Izraelit.
Kuqezinjtë e Gianni De Basit fitojnë 0:3 sfidën direkte ndaj Izraelit në Haifa, duke i kthyer kështu të njëjtin rezultat me të cilin ata fituan në “Elbasan Arena” në nëntor të vitit të kaluar, në atë sfidë plot polemika dhe dyshime për arbitrimin e ndeshjes.
Dy herë e djathta vrasëse e Armando Sadikut dhe mesfushori Ledian Memushaj gjunjëzuan vendasit, në sfidën eliminatore për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
0:3 për Shqipërinë dhe rimarrja e vendit të tretë në Grupin G duket se tashmë është një mision i kryer nga kuqezinjtë.
Shqipëria ka nëntë pikë pas gjashtë ndeshjesh, po aq sa edhe Izraeli, por me golavarazh më të mirë. Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve do jetë ajo kundër modestëve të Liechtenstein në dy shtator.
Fitorja e Shqipërisë ndaj Izraelit, UEFA: Paraqitje mbresëlënëse
Pas fitores së kombëtares shqiptare ndaj Izraelit me rezultatin 3-0, ka ardhur dhe reagimi UEFA-s, e cila shkruan në faqen e saj në internet se, paraqitja e Shqipërisë ka qënë mbresëlënëse.
Flet tekniku De Biazi: Doja golin e katërt, por jo të pësonim
Pas fitores së kombëtares 3-0 ndaj Izraelit, ka folur edhe tekniku De Biazi i cili kohët e fundit është lakuar shumë për shkak të humbjeve që ka pësuar skuadra kohët e fundit.
Në një intervistë të dhënë për Supersport, tekniku Italian ka thënë se ndihet I qrtë që skuadra fitoi një ndeshje të vështirë duke theksuar se kritikat I kupton kur janë konstruktive.
“Kritikat janë pjesë e kësaj pune. Nëse kritikat janë konstruktive mua më pëlqejnë. Ato që thuhen vetëm mbi rezultatin nuk i marr për bazë”, është shprehur De Biazi.
I pyetur se çfarë ndryshoi te kjo skuadër pasi ishte i njëjti trajner dhe e njëjta skuadër? De Biazi ka thënë se pati më shumë kohë të fliste me lojtarët.
“Mundësia ime këtë herë ishte ajo që kisha të rrija gati dy javë me ta. Pata mundësinë që tu shpjegoja shumë gjëra. Ishte e vetmja gjë që me kishte mbetur peng ajo humbje në Elbasan. Të gjitha ndeshjet e tjera mund të luash për fitore përveç Italisë dhe Spanjës” – tha trajneri.
Gjithashtu tekniku ka treguar edhe pse o kërkoi lojtarëve të mos rrezikonin të pësonin pas golit të tretë.
“Nuk doja të pësonim. Në fakt doja që të shënonin edhe golin e katërt. Futbollistët mu bindën dhe nuk lejuan të pësohej një gol”, tha tekniku i kombëtares shqiptare.
Pjesa e parë 0:2
Shqipëria kryesoi 0:2 pjesën e parë të takimit falë dy golave të bomberit kuqezi dhe mesfushorit vlonjat Memushaj. Golat e takimit u shënuan në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 21 dhe 43 nga pothuajse i njëjti pozicion.
Vlen të theksohet dopieta e Sadikut i cili si në rastin e golit të parë ashtu dhe të dytin tre minuta nga fundi i 45 minutëshit të parë, Sadiku gjuajti fort nga distanca me të djathtën duke mos i dhënë asnjë shans portierit vendas.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 0:2 për Shqipërinë.
Pjesa e dytë
Edhe fraksioni i dytë i lojës flet për ekipin e De Biasit.
Në minutën e 70 të takimit kuqezinjtë shënojnë golin e tretë pas një kundërsulm i shpejtë në krah.
Sokol Çikalleshi, i sapofutur në lojë si zëvendësues i Sadikut, jep një top të saktë për Memushajn i cili shënon me lehtësi në portën e Goresh.
Shqipëria hakmerret kështu ndaj Izraelit për humbjen 0:3 që na shkaktoi në atë takim plot polemika lidhur me arbitrimin e ndeshjes në nëntor të vitit të kaluar.
Ndeshja Izrael-Shqipëri
VIDEO-Gol i tretë i shënuar nga Memushaj
Ora 22:15 Shqipëria shënon edhe golin e tretë ndaj Izraelit
Ledian Memushaj, mesfushori kuqezi i Pescarës në kampionatin italian të futbollit, shënon golin e tretë për Shqipërinë ndaj Izraelit, në ndeshjen e cila po luhet në Haifa.
Një kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve nxjerr Memushajn të vetëm përballë portierit Goresh, duke e mposhtur atë për të tretën herë gjatë këtij takimi.
Ora 21:50 Nis pjesa e dytë e takimit, s’ka ndryshime në formacion
Ora 21:35 Përfundon pjesa e parë Izrael-Shqipëri 0:2
Ora 21:30 Sadiku shënon sërish, Shqipëria kryeson 0:2
Armando Sadiku ka shënuar sërish një gol mjaft të bukur nga jashtë zone në minutën e 43.
Shqipëria kryeson pjesën e parë me shifrat 0:2.
VIDEO-Goli i dytë i shënuar nga Sadiku
Ora 21:06 Shqipëria kalon në avantazh, shënon Armando Sadiku
Shqipëria kalon në avantazh në Haifa përballë Izraelit vendas. Armando Sadiku gjuan fort nga 20 metra dhe shënon, duke i dhënë epërsinë kuqezinjve.
VIDEO-Goli i parë i shënua nga Sadiku
Ora 20:45 Nis sfida Izrael-Shqipëri
Ka nisur ndeshja Izrael-Shqipëri në Haifa e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Armando Sadiku ka startuar titullar që nga minuta e parë. Ai ka fituar besimin e trajnerit Gianni De Biasi i cili i ka besuar sulmuesit të Luganos përpara Sokol Çikalleshit.
Në portë luan Thomas Strakosha, ndërsa vija e mbrojtjes, në mungesë të Ansi Agollit, përbëhet nga Naser Aliji i Kasierslautern në Bundesligën e dytë gjermane, Hysaj në të djathtë dhe Gjimshtin me Mavrajn në qendër.
Përpara mbrojtjes në rolin e një kontrollori luan Burim Kukeli.
Mesfusha përbëhet nga Odise Roshi në të djathtë, Abrashi e Memushaj në qendër dhe Jahmir Hyka në të majtë.
Ndërsa sulmi është i tëri për Armando Sadikun. Kuqezinjë janë optimistë për një fitore në Izrael, pasi kanë zhgënjyer në takimet e fundit eliminatore për Kupën e Botës Rusi 2018.
Kompeticion për të cilin kuqezinjtë janë jashtë objektivave, në një grup ku ndodhen edhe Spanja kryesuese me Italinë e vendit të dytë.
(Formacionet e dy ekipeve)
Fanellat e bardha i sjellin fat Shqipërisë
Fanellat e bardha i sjellin fat Shqipërisë, pasi fituan 0:3 në transfertën ndaj Izraelit.
Kombëtarja shqiptare luajti këtë mbrëmje ndeshjen ndaj Izraelit në Haifa, me uniformat e reja, pak ditë pas prezantimit nga Macron.
Fanella e bardhë është uniforma e dytë e ekipit kur udhëton jashtë.
(Uniforma e dytë e kombëtares)
Në tre takimet e para që pas zyrtarizimit të firmës me Macron, Shqipëria ka luajtur me uniformën kuqezi dhe të tre sfidat janë humbur.
Shqipëria ka humbur ndeshjet e fundit si ato eliminatore dhe miqësoret. E fundit ndaj modestëve të Luksemburgut një javë më parë me rezultatin 2:1.
Ndërsa në Izrael, kuqezinjtë treguan anën e tyre më të mirë, duke shënuar kthesën dhe njëherazi hakmarrë për humbjen e thellë 3:0 në nëntor të 2016-ës në “Elbasan Arena”.
Diskutime rreth kësaj post