Shqipëria u rendit e fundit në botë në Indeksin e Konkurrueshmërisë Globale për cilësinë e hekurudhave, sipas Forumit Ekonomik Global. Ndër vendet që kanë një sistem hekurudhor, Shqipëria u klasifikua, e fundit në botë, në vendin e 101 për cilësinë shumë të dobët të transportit.
Teksa bota po shkon drejt modernizimit të hekurudhës me linjat e shpejta të transportit, Shqipëria ende nuk ka trase funksionale. Rrjeti hekurudhor i vendit dominohet nga investimet e periudhës së komunizmit dhe në pjesën dërrmuese të tij nuk është funksional. Për me tepër ky rrjet i zhvilluar në atë kohë në funksion të strukturës së ekonomisë së brendshme nuk i shërben më nevojave të kohës.
Gjatë dy dekadave të fundit, qeveritë shqiptare janë angazhuar të modernizojnë linjën e transportit hekurudhor Tiranë -Durrës me një degëzim nga Rinasi. Është një investim që kushton në total 81.5 milionë euro. Pjesa më e madhe tashmë është siguruar nga institucionet financiare ndërkombëtare, ndërsa pritet që qeveria shqiptare të përmbushë edhe ajo detyrimin për pjesën e mbetur prej 11 milionë eurosh.
Studimi i fizibilitetit ka treguar se ndërtimi i segmentit Tiranë – Durrës – Rinas do të zgjasë mbi 3 vjet. Parashikohet që të transportohen në vit rreth 1.4 milionë pasagjerë. Kjo nisur edhe nga fakti që në zonën industriale Tiranë – Durrës realizohet edhe pjesa më e madhe e aktivitetit ekonomik.
Diskutime rreth kësaj post