Stina e verës dhe temperaturat e larta rrisin edhe riskun për aktivizimin e zjarreve qofte këto të qëllimshme apo aksidentale. Për këtë qellim, ne mënyre qe te parandalohen zjarret prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole zhvilloi një mbledhje me emergjencat në nivel qarku.
Ne takimin qe u diskutua për të koordinuar sa më mirë punën e institucioneve Jole tha se të gjitha bashkitë kane detyrim te zbatojnë programin e masave për sezonin veror. Pavarësisht se nga të dhënat rezulton se vitin e kaluar ka pasur rënie me rreth 40% të zjarreve në nivel qarku Jole thekson se duhet më shumë punë për të reduktuar efektet negative nga zjarret dhe kjo bëhet vetëm nga bashkëpunimi komunitet-institucione.
Në takimin e fundit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Korça u evidentua si një ndër qarqet me numrin më të ulët të shënimit të rasteve të zjarreve.
Diskutime rreth kësaj post