Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero u shpreh se dështimi për t’i dhënë Shqipërisë një dritë jeshile për negociatat nuk duhet të dekurajojë as Tiranën dhe as Brukselin.
Ajo thotë se si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut meritojnë të çelin negociatat, por i shmanget pyetjes nëse ka ardhur koha që të dy vendet të ndahen në procesin e integrimit.
Intervista për MCN TV
E realizojmë këtë intervistë pasi Këshilli Europian nuk mori vendim për konferencën e parë për Tiranën dhe Shkupin. Si e cilësoni mungesën e një date për dy vendet?
Këshilli nuk arriti një marrëveshje për kornizën negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që do të lejonte hapjen e negociatave për të dy vendet. Është e qartë se nga perspektiva e komisionit të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet dhe është koha për të ecur përpara. Është bërë shumë punë dhe Komisioni ka punuar me presidencën portugeze për të arritur këtë objektiv dhe mendoj se po hyjmë në fazën finale. Ky proces duhet të mbyllet shpejt dhe duhet të ecim përpara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur.
Le të ndalemi specifikisht te Shqipëria. Ju përmendwt se është bërë shumë punë. A ka kritere të tjera që duhen përmbushur apo për këtë hap, është kryer çdo gjë?
Pavarësisht sfidave që solli me vete pandemia e Covid-19, Shqipëria ka vijuar të tregojë përkushtim dhe ka arritur rezultate të qëndrueshmedhe te prekshme në fushat kryesore që ka përcaktuar Këshilli. Progresi i bërë nga Shqipëria në reformën zgjedhore dhe në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë zbatimin e reformës në drejtësi, por edhe kur është fjala për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka marrë vlerësimin e Komisionit se Shqipëria I plotëson kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
E dimë se Këshilli Europian nuk e mori këtë vendim për shkak të vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut. A është koha që dy vendet duhet tw ndahen në rrugën drejt BE, pra a mendoni se ka ardhur koha që dy vendet të ndahen?
Komisioni është i bindur se të dy vendet i plotësojnë kushtet dhe ne mezi po presim të mbajmë konferencat e para me të dyja, sa më shpejt.
A mendoni se kjo do të ndodhë në samitin e tetorit apo do të mbajmë shpresë për dhjetorin?
Ne shpresojmë t’i mbajmë konferencat me të dy vendet sa më shpejt të jetë e mundur. Është bërë shumë punë dhe ne kemi bashkëpunuar ngushtë me presidencën portugeze. Është bërë progres. Po hyjmë në fazën finale dhe na duhet ta ë punvazhdojme punën mbi rezultatet që janë arritur gjatë presidencës portugeze dhe periudhës që vjen më pas. Do të punojmë edhe me presidencën sllovene për këtë objektiv.
Ka pasur disa shtyrje për Shqipërinë dhe MV, pavarësisht nxitjes së disa vendeve europiane për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. A mendoni se këto shtyrje do të përcaktojnë një mungesë besimi te BE-ja?
Politikat e zgjerimit janë një proces që bazohet në meritë. Të dy vendet kanë arritur rezultate dhe ne mendojmë se të ecim sa më shpejt përpara me procesin. Kjo është edhe një çështje besimi për BE-në. Ne presim të mbajmë sa më shpejt konferencat ndërqeveritare me të dy vendet, pasi të dyja i kanë plotësuar kushtet për ta bërë një hap të tillë./MCN
Diskutime rreth kësaj post