Kombëtarja Shqiptare U-21 ka marrë një humbje të papritur në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.
21-vjeçarët u mposhtë nga bashkëmoshatarët e tyre të Sllovakisë. Edhe pse kaluan 2 herë në avantazh djemtë e Bushit nuk arritën të administronin rezultatin, duke humbur në fund me rezultatin 2 – 3.
Pjesa e parë do të mbyllej me fitoren e kuqezinjve, që do të shënonin në minutën e 44-të me anë të Rei Manaj. Ashtu siç u mbyll e para, do të hapej pjesa e dytë.
Miqtë do të barazonin shifrat në minutën e 48-të me anë të Spalek. Por, reagimi i përfaqësueses tonë do të ishte i menjëhershëm ku përsëri do të shënonte Manaj, këtë herë në minutën e 52-të.
Kur dukej se takimi po i drejtohej fundit, kuqezinjtë do të pësonin dy gola brenda shtatë minutave. Në të 80-tën do të barazonte Dimun, ndërsa në të 87-tën Mraz do të shënonte golin e tretë për skuadrën e tij.
Kësisoj, kuqezinjë marrin humbjen e dytë në grup, duke zbritur në vendin e 5-të me gjashtë pikë. Në këtë takim u aktivizuan edhe tre lojtarët shkodranë, Sherri që nga minuta e parë dhe dy mbrojtësit Hakaj dhe Fangaj në pjesën e dytë.
Diskutime rreth kësaj post