Shqipëria është mposhtur nga Zvicra 1:0 në ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian
Kombëtarja shqiptare e ka nisur keq aventurën e saj në Kampionatin Evropian, pasi është mposhtur nga Zvicra me rezultat minimal 1:0.
Zvicrës i janë dashur vetëm 5 minuta lojë që të shënojë golin e parë me anë të qendërmbrojtësit Schar, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit Etrit Berisha.
Kur u duk se Shqipëria po kthehej në lojë, gjërat u vështirësuan edhe më shumë, pasi kapiteni Lorik Cana u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Në pjesën e dytë Shqipëria kishte raste shumë të mira që më anë të Sadikut dhe Gashit të barazonte rezultatin, por pa sukses.
Në fund Shqipëria u desh të pajtohej me humbje 1:0 nga Zvicra, por nuk ka kohë për dëshpërim, pasi ndeshja e ardhshme do të jetë edhe më e vështirë, pasi do të luajnë kundër nikoqirit, Francës.
Diskutime rreth kësaj post