Kryeministri holandez Mark Rutte u shpreh optimist se Maqedonia e Veriut do ta pranojë propozimin francez dhe për rrjedhojë nuk do të jetë e nevojshme ndarja me Shqipërinë në rrugëtimin e integrimit.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Amsterdam, Rutte i bëri edhe njëherë thirrje Maqedonisë së Veriut që ta pranojë propozimin e Francës. Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh atëherë liderët e BE mund të bien dakord që të nisin bisedimet veçmas me Shqipërinë.
“Kurrë nuk kemi qenë në favor të qenit të ndara të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ka një mendim të gjerë se ato nuk duhet të shkëputen, janë bërë shumë gjëra. Ka një optimizëm që Maqedonia e Veriut të pranojë kompromisin francez, gjithkush fiton dhe humbet diçka, por së paku është një rezultat i drejtë.
Nëse dhe shpresoj që jo, kjo të mos marrë mbështetjen e Maqedonisë, do të marrë mbështetje në Evropë që të nisin bisedimet veç për Shqipërinë. Le të shpresojmë që të mos jetë e nevojshme”, tha Rutte.
Diskutime rreth kësaj post