Mbrëmjen e sotme në Opinion kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Shqipëri do të nisë pak nga pak hapja. Kryeministri ka bërë me dije planet për hapjen e bizneseve, hapja e të cilëve nuk sjell risk të madh për COVID-19.
“Në skenarin e hapjes janë tre kategori, kategori me risk të ulët, të mesëm e të lartë. Te kategoria me risk të ulët, shiotje me pakicë në dyqane jo të specializuara, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, tregtia e mobiljeve, bizhuteritë etj. Kjo është fasha e parë që ne duhet të hapim në ditët në vijim…”– tha ndër të tjera kryeministri.
Deklarata e plotë e Ramës:
“Në datën 4 prill, në ditën e 39 të epidemisë, Suedia jë rast unikal, ka pasur 37 vdekje për 1 milionë banorë, sot Suedia ka arritur 1242 raste. Është një situatë shumë e brishtë. Ajo që po ju thoja, jo më lar se sot ne kemi patur një diskutim për skenarin e hapjes.
Është një skenar shumë i lidhur me atë që bëmë sot në Kudven, pra futja në Kodin Penal ndryshimet për epideminë. Presim dhe firmëb e Presidentit, kemi pasur një komunikim të harmonizuar. Do fillojmë të hapemi që kush shkel është më i rëndësishëm se sa sot. Në skenarin e hapjes janë tre kategori, kategori me risk të ulët, të mesëm e të lartë.
Te kategoria me risk të ulët, shiotje me pakicë në dyqane jo të specializuara, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, tregtia e mobiljeve, bizhuteritë etj. Kjo është fasha e parë që ne duhet të hapim në ditët në vijim.
Është shumë e rëndësishme të që futet në fuqi Kodi i ri Penal, pasi është i rëndësishëm për biznesin, hapja do të shoqërihet me kushte të reja strikte. Java e ardhshme është përgatitore. Do të thotë që ai 400 mijë lekshi është një frymëmarrje në ekonominë familjare.”
Diskutime rreth kësaj post