I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian Lajçak, për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ka reaguar me anë të një postimi në ‘Tëitter’ në lidhje me faktin që nuk u mor një vendim për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lajçak tha se vendimi i djeshëm për vendet e Europës lindore, referuar Ukrainës dhe Moldavisë, dhe fakti që një vendim i ngjashëm nuk u mor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjeneron zhgënjim të thellë në rajon.
“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen europiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shtuar Lajçak.
Diskutime rreth kësaj post