Nga Ilir Sinanaj
Menaxhimi i mbetjeve është një problem i madh në Shqipëri. Këtë e ka shprehur edhe Bashkimi Evropian gjatë Progres-Raporteve të 3 viteve të fundit për Shqipërinë. Madje ajo që vihet re është se edhe fjalitë që përshkruajnë problemet me menaxhimin e mbetjeve janë pothuajse të njëjta nga viti në vit. Kjo gjë tregon se qeveria shqiptare gjatë 3 viteve nuk ka marrë masat e duhura për menaxhimin e mbetjeve, ose të paktën nuk po i zbaton ato.
Problemi në lidhje me menaxhimin e mbetjeve që shfaqet, pothuajse në mënyrë identike në Progres-Raportet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë është fakti se pjesa më e madhe e mbetjeve hidhen, ruhen, asgjësohen ose digjen në mënyrë jo të sigurt si në vendgrumbullime (landfile) të ligjshme ashtu edhe në të vendgrumbullime (landfile) jashtëligjshme.
Progres-Raportet ndër vite në lidhje me mbetjet
“Bashkitë kanë kapacitete të dobëta për menaxhimin e mbetjeve, duke përfshirë edhe destinacionin final të tyre. Pjesa më e madhe e mbetjeve hidhen, ruhen, asgjësohen ose digjen në mënyrë jo të sigurt në vendgrumbullime (landfile) të ligjshme ose jo të paligjshme”, thuhet në Progres-Raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë e vitit 2013.
“Ndarja e mbetjeve është pothuajse jo-ekzistuese dhe nivelet e riciklimit janë shumë të ulëta. Pjesa më e madhe e mbetjeve hidhen, ruhen, asgjësohen ose digjen në mënyrë jo të sigurt në vendgrumbullime (landfile) të ligjshme ose jo të paligjshme. Menaxhimi i mbetjeve vazhdon të jetë një çështje serioze shqetësuese”, thuhet në Progres-Raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë e vitit 2014.
“Ndarja e mbetjeve është shumë e kufizuar dhe riciklimi mbetet i rrallë. Pjesa më e madhe e mbetjeve vazhdon të hidhet, ruhen, asgjësohen ose digjen në mënyrë jo të sigurt në vendgrumbullime (landfile) të ligjshme ose jo të paligjshme. Mbetjet mjekësore të rrezikshme janë që shqetësim shumë i madh”, thuhet në Progres-Raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë e vitit 2015.
Diskutime rreth kësaj post