Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku thotë se Shqipëria është krenare që është pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë.
“14 vjet Shqipëria në NATO! Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë! Krenarë që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë!”,-shkruan Begaj.
Në lidhje me këtë datë të rëndësishme historike, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë.
Në një deklaratë thuhet se Shqipëria, që prej anëtarësimit ka qenë pjesëmarrëse aktive në përpjekjet e mbrojtjes së përbashkët dhe stabilitetin rajonal.
Po ashtu, SHBA vlerëson partneritetin e fortë me Shqipërinë.
Diskutime rreth kësaj post