Lideri i forcës më të madhe opozitare shqiptare, Partisë demokratike, Lulzim Basha, në pyetjen e gazetarëve nëse do të kërkojë nga presidenti Ilir Meta shpërndarje të parlamentit, tha se e përshëndetë çdo nismë “që i shkurton ditët e së keqes dhe sa më parë të ndodhë kjo, është më mirë për qytetarët e vendit”.
“Shqetësimi im kryesor do të jetë kujdesi i shqiptarëve dhe me atë rast nuk do të kursej asnjë thirrje të nevojshme. Po të mbaheshin zgjedhjet, rruga e së keqes do të ishte shkurtuar, Sa më shpejtë, aq më mirë për secilin. Detyrat janë caktuar dhe unë si kryetar i opozitës do ta bëj atë deri në fund. Është i mirëseardhur dhe e përshëndes çdo hap që i shkurton ditët e këqija”, – tha Basha.
Tezën për shpërndarjen e Parlamentit e plasoi një nga aleatët më të rëndësishëm në opozitën e bashkuar, Partia republikane.
Diskutime rreth kësaj post