Alketa Vejsiu udhëtoi sot drejt Italisë për të marrë pjesë në Sanremo. Moderatorja shqiptare do jetë mes emrave të mëdhenj botërorë që do prezantojë në festivalin e madh të muzikës italiane.
Kjo ishte një ëndërr e bërë realitet për Alketën për të cilën ka punuar që në moshë të vogël për ta realizuar. Dhe ndërsa u nis drejt shtetit fqinj, ajo kishte edhe një kërkesë për shqiptarët.
Alketa publikoi një foto nga aeroporti dhe u kërkoi bashkatdhetarëve t’i uronin fat duke u shprehur se shpreson që t’i nderojë.
“Më uroni fat Shqipëria! Ju dua shumë të gjithëve. Shpresoj t’ju nderoj,”– shkroi ajo.
Moderatorja ka prezantuar shumë emisione në Shqipëri. Së fundmi, Alketa ishte organizatore dhe prezantuese e Festivalit të RTSH-së që u shoqërua me shumë polemika për mënyrën sesi u përzgjodh fituesja dhe se si u organizua.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post