Shqipëri, Itali, Serbi takim trepalësh nesër në Tiranë – Në fokus, integrimi evropian i rajonit
Në kuadër të trilateralit Shqipëri-Itali-Serbi, ministrat e Punëve të Jashtme të tre shteteve, Ditmir Bushati, Paolo Gentiloni e Ivica Daçiç, do të takohen në Tiranë më 20 janar 2016, bëri të ditur zyra për shtyp e ministrisë sonë të Jashtme.
Ky takim synon shkëmbimin e pikëpamjeve dhe diskutimin e një sërë çështjesh të rëndësishme si për vendet tona ashtu edhe për rajonin dhe me gjerë.
Ecuria e procesit të integrimit evropian dhe intensifikimi i bashkëpunimit rajonal, në frymën e procesit të Berlinit dhe duke pasur parasysh Konferencat e Ballkanit Perëndimor në Paris 2016 dhe Romë 2017, si edhe çështje që kanë të bëjnë me sfidat e përbashkëta që po përballemi sot, do të jenë në fokus të këtij takimi të rëndësishëm, objektiv parësor i të cilit do të jetë përforcimi i urave të komunikimit konstruktiv mbi baza mirëkuptimi.
Kjo nismë u iniciua më shumë se një vit më parë dhe vijon takimin e parë trepalësh në nivel Ministrash të Punëve të Jashtme mes Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë, të zhvilluar në Romë, më 23 janar 2015.
Takimi trilateral do të paraprihet nga takime të veçanta të ministrit të Jashtëm Bushati me ministrat Gentiloni dhe Daçiç
Diskutime rreth kësaj post