Të gjithë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për ndeshjen deçizive Shqipëri-Çeki, do të mund ta ndjekin në sheshin “Skënderbej”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton të gjithë qytetarët në shesh për të mbështetur kombëtaren kuqezi.
Postimi i Veliajt:
“12 Tetor – 12 orë FESTË Të gjithë, në sheshin “Skënderbej”, për të mbështetur kombëtaren kuqezi!
Momentet më të bukura të kombëtares ndër vite, muzikë, energji shpërthyese, ndeshja dhe pse jo edhe FESTA E FITORES! Hyrja e lirë”, shkruan Veliaj.
Më 12 tetor, Shqipëria Pret Çekinë në Air Albania, në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në EURO 2024.
Diskutime rreth kësaj post