Gjatë ditës së sotme në Shqipëri janë konfirmuar 152 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë ndërruar jetë tre persona.
Sipas Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1008 testime. Janë shëruar 194 qytetarë duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto komuna: 45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, nëntë në Shkodër, nga tetë raste në Vlorë, Pogradec, shtatë në Kavajë, nga gjashtë raste në Fier, Berat, pesë në Durrës, katër në Lushnje, nga tre raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga dy raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga një rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë,
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët shtatë pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të të telefonojnë menjëherë Urgjencën Kombëtare nëse kanë shenja të COVID-it, shkruan Top Channel.
Diskutime rreth kësaj post