Të paktën 15 tërmete kanë goditur Tajvanin në 24 orët e fundit, por deri më tani nuk janë raportuar dëme ose viktima në ishull.
Siç raportojnë mediat lokale, të gjithë tërmetet që filluan dje pasdite, goditën kontit Hualien të Tajvanit, zonë që është e vendosur përgjatë bregdetit lindor të vendit.
Dridhjet janë regjistruar midis 3,1 dhe 5,4 shkallë Rihter, me një thellësi midis 5 deri në 14,2 kilometra. Tërmeti i fundit u regjistrua rreth orës 6:11 të mëngjesit të sotëm me kohën lokale. Autoritetet thanë se nuk është raportuar ndonjë lëndim apo dëm serioz.
Diskutime rreth kësaj post