Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një shprehje të Shekspirit, statusit të ambasadores së SHBA, Yuri Kim mbi shqetësimin që ajo shprehu lidhur me reformën në drejtësi.
Rama bie dakord me statusin e saj dhe ka postuar gjithashtu një shprehje të Shekspirit, “ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë këtu”.
Më herët Ambasadorja Kim shkroi se shpreson që të mos ketë një marrëveshje për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri.
“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë.” shkruan Kim.
Shprehja e përdorur nga kryeministri Rama i përket veprës “Stuhia” të Shekspirit. Ideja pas këtij vargu është se nuk ka mëshirë në këtë botë dhe se dëshpërimi mund ti bëjë të gjithë djaj.
I hope there is no truth to rumors of a back-room deal to kill justice reform in 🇦🇱. Reform is painful, slow & imperfect, but it is necessary, making progress & must continue.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 21, 2020
Diskutime rreth kësaj post