Shqetësimi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim për një marrëveshje të mundëshme “për të vrarë” reformën në drejtësi ka sjellë reagimin e liderëve të partive më të mëdha politike në vend.
Pas vargjeve Shekspiriane të kryeministrit Rama, ka ardhur edhe reagimi në kreut të PD, Lulzim Basha.
“Çdo ndryshim kushtetues ose ligjor lidhur me reformën në drejtësi nga parlamenti aktual është ilegjitim. Ndryshime të tilla i shërbejnë vetëm atyre që përdorin fuqinë e tyre për të shtrembëruar dhe minuar reformën dhe për të kontrolluar politikisht dhe të kapin sistemin e drejtësisë”, shkruan Basha.
Referenca që kreu i PD bën me parlamentin mund të lidhet me deklaratat e deputetit socialist Adnor Shameti. Një javë më parë ai u shpreh se duhen bërë disa ndryshime në reformën në drejtësi referuar ngëçit në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. Lidhur me këto komente kryeministri Rama u shpreh se këto ndryshime nëqoftëse realizohen do të bëhen në bashkëpunim me ndërkombëtarët.
Më herët Ambasadorja Kim shkroi se shpreson që të mos ketë një marrëveshje për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri.
“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë.” shkruan Kim.
Rama u shpres se ishte dakord me statusin e saj dhe ka postuar gjithashtu një shprehje të Shekspirit, “ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë këtu”. Ideja pas këtij vargu është se nuk ka mëshirë në këtë botë dhe se dëshpërimi mund ti bëjë të gjithë djaj.
Any constitutional or legal changes regarding justice reform by the current parliament are illegitimate. Such changes serve only those who use their power to twist and undermine the reform and to politically control and capture the justice system. https://t.co/SFyK0ieFl2
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 21, 2020
Diskutime rreth kësaj post