Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka qenë e pranishme ditën e sotme gjatë ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave për Akademinë e Udhëheqjes për Anëtaret Gra të Parlamentit.
Kjo akademi, e nisur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, synon të fuqizojë udhëheqëset gra për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre me sa më shumë efikasitet.
Ambasadorja Kim u shpreh ndër të tjera se pjesëmarrja dhe fuqizimi i grave në të gjitha nivelet e shoqërisë është çelësi për të çuar demokracitë përpara.
“Pjesëmarrja dhe fuqizimi i grave në të gjitha nivelet e shoqërisë është çelësi për të çuar demokracitë përpara. Megjithatë, ndërsa pjesëmarrja e barabartë e grave është thelbësore, pjesëmarrja nuk është qëllimi. Qëllimi është ndërtimi i një shoqërie më të përparuar dhe e bazuar në merita, ku kontributet dhe përfitimet ndahen në mënyrë të barabartë… Ju sot mbartni brenda vetes edhe aftësitë që ju nevojiten për të çuar përpara karrierat tuaja politike, edhe përgjegjësinë për t’u shërbyer atyre që përfaqësoni. Shpresoj se do ta merrni këtë përgjegjësi me seriozitet – në fakt, e di që e merrni me seriozitet – dhe se do t’i përdorni këto aftësi për të përfaqësuar popullin shqiptar – burrat, gratë, fëmijët, të gjithë ata – në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Ambasadorja Yuri Kim sot, gjatë ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave për Akademinë e Udhëheqjes për Anëtaret Gra të Parlamentit. Kjo Akademi, e nisur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, synon të fuqizojë udhëheqëset gra për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre me sa më shumë efikasitet”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Diskutime rreth kësaj post