Në konferencën e sotme nga Kryeministria Edi Rama është nervozuar me gazetarët. Kreu i qeverisë u kërkoi që të mos bëjnë asnjë pyetje jashtë temës së zbulimit të naftës në Shpirag. Por gazetarët i kërkuan shefit të qeverisë që të flasë për arrestimet për koncesionin e Sterilizimit, plehrat, raportin me Greqinë, etj. Kjo solli nervozizmin e tij.
“Ju bëni sikur nuk kuptoni, apo çfarë bëni, ju thash, kjo konferencë nuk është për asgjë tjetër, vetëm për këtë zbulim historik. Jemi këtu që me ndihmën tuaj dhe pyetjet tuaja të mësojnë sa më shumë për këtë gjë. Këtë mund ta bëjë një parti politike, ju jeni këtu…
Po ju them, shumë kollaj për pyetjen që keni, drejtohuni zyrës së komunikimit. Nuk ka asnjë problem, sot dua të fokusohem tek kjo gjë. Ju lutem pak etikë. Muhabet kot. Të lutem mos e vazhdo. Shpresoj që kjo të mos sjellë një protestë për lirinë e shtypit” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post