Deputetja holandeze dhe njërit anëtarja e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, Kati Piri, ka thënë se disponimi i Holandës rreth integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar, shkruan Gazeta Express.
Pas viteve të tëra të bllokadës ndaj zgjerimit të mëtutjeshëm të BE-së si dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, duket se qëndrimi holandez po ndryshon. Piri thotë se në parlamentin e Holandës gjërat tani shihen ndryshe.
Kjo është ajo çfarë ka shkruar Piri në rrjetin social Twitter.
Pas vitesh veto holandeze për zgjerimin e BE-së, disponimi po ndryshon në parlamentin 🇳🇱:
– të mbështesë kandidaturën në BE të Ukrainës dhe Moldavisë
– të përkushtuar për kandidimin e Gjeorgjisë, pasi të plotësohen kushtet;
– të gatshëm të rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën;
– mbështetja për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kujtojmë që Holanda, së bashku më Francën, kanë qenë skeptikët më të mëdhenj për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Pasi për disa vite me radhë mori përkrahje nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian, Kosova pret që më datat 23 dhe 24 qershor të marrë lajmin e mirë edhe nga Këshilli i BE-së për liberalizim të vizave për qytetarët e saj. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Bruksel.
Temë bisede mes tyre ishte çështja e liberalizimit të vizave, për të cilën po shpresohet se do të ketë ndonjë rezultat pozitiv në samitin e nesërm që do të mbahet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e krerëve të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Diskutime rreth kësaj post