Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu thotë se bashkëpunimi rajonal, i ashtuquajtur Mini-shengen Ballkanik do të përkthehet në rritje ekonomike për keto vende, dhe konkretisht sipas saj parashikohet një rritje prej 7% të GDP.
Koordinatori i Bindjes Demokratike u pyet lidhur me këtë mbështetje që i dha Majlinda Bregu. Patozi tha se roli i saj është modest, si gjithë të ftuarit e tjerë dhe nuk ka pse të hiperbolizohet.
“Roli i zonjës Bregu është modest, si gjithë të ftuarit e tjerë. Ndaj nuk kemi pse e hiperbolizojmë. E zëmë se mini-Shengeni është një shqetësim, unë mendoj se edhe sikur të ishte shqetësim do të ishte halli më i vogël që kemi sot. Pra të merresh me mini- Shengenin dhe të lesh të gjitha të tjerat në mënyrë të tërthortë i bën nder Edi Ramës”, tha ai në ABC news.
Diskutime rreth kësaj post