Nga Kastriot Islami
Edi Rama është kryeshpifësi i Shqipërisë.
Një mediokër pa nivel dhe pa përmbajtje që gjithçka e ka bazuar dhe ngritur mbi gënjeshtrën e mashtrimin, shpifjen dhe intrigën, dhe në luftë të ashpër me të Vërtetën.
Mashtrimi, Gënjeshtra dhe Shpifja kanë qenë arma kryesore dhe e vetme e suksesit.
Mashtrimi, Gënjeshtra dhe Shpifja kanë qenë revolveri për të ekzekutuar të gjithë kundërshtarët…
Mashtrimi, Gënjeshtra dhe Shpifja kanë qenë kallashnikovi me të cilin ka vrarë shpresën e shqiptarëve, për ti nënshtruar çdo ditë përmes policisë dhe për ti dhunuar çdo mbrëmje përmes televizorit
Kryemashtruesi dhe kryeshpifësi është ngjitur në majë të pushtetit duke aplikuar moton: ‘…bëje gënjeshtrën të madhe dhe përsërite shumë herë se njerëzit do të fillojnë ta besojnë…’.
Dita e tij fillon e mbaron duke mashtruar, gënjyer, shpifur…
Ai shpif me shkrim, me gojë, me zë dhe me figurë…
Ai shpif edhe kur nuk ka nevojë të shpifë sepse shpifja i duket më efikase…
Por kohët e fundit kryeshpifësi po përballet me disa të Vërteta vrastare…
Kjo e ka detyruar kryeshpifësin të kthehet në antishpfiës…
Tani kryeministër i Shqipërisë është shpifësi më i madh antishpifës….
Dhe si ç’ndodh gjithnjë Shpifësi Antishpifës është më i rrezikshëm se vetë Shpifësi…
Por ajo që spikat është se Shpifësi Antishpifës është bërë shumë agresiv… Sepse
Shpifësi Antishpifës ka frikë e tmerr nga e Vërteta…
Shpifësin Antishpifës po e verbon e Vërteta…
Shpifësin Antishpifës po e tërbon e Vërteta…
Shpifësin Antishpifës po e tërbon dhe çmend e Vërteta….
Shpifësin Antishpifës po e destabilizon e Vërteta…
Shpifësit Antishpifësi i duket sikur po e vret e Vërteta… prandaj i është sulur të Vërtetës…
Prandaj duhet thënë e Vërteta dhe vetëm e Vërteta….
Të gjithë duhet të thonë pa frikë vetëm të Vërtetën…
Të gjithë duhet të bashkohen rreth të VËRTETËS për të shporrur Shpifjen, Mashtrimin, Gënjeshtrën…
Askush nuk duhet të ketë frikë nga Shpifësi Antishpifës se ai është drejt fundit….
Fundi i Gënjeshtrës, Mashtrimit, Shpifjes është i afërt, i tmerrshëm, final e fatal…
Diskutime rreth kësaj post