Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa ka ndarë në facebook momente nga takimi me demokrat e Degës 8-të në Tiranë, ka sulmuar sërish ish-kryeminsitrin Sali Berisha.
Basha thekson se berisah dha ata që qendrojnë krah tij e suulmojnë çdo ditë për të mbuluar dështimin dhe izolimin e tyre.
Sipas tij shpif dhe mashtron për interesa personale.
Postimi i Bashës:
“Në zemër të Tiranës, te Dega nr. 8, ndalova për një kafe me miq dhe qëndrestarë të Partisë Demokratike.
Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ku i’u përgjigja pa asnjë hezitim pyetjeve, interesit dhe shqetësimeve të tyre të natyrshme pas një viti heshtje nga ana ime dhe të mbushur me shpifje e mashtrime nga ai që, për interesa personale dhe të familjes së tij, vendosi të godasë Partinë Demokratike.
Për të mbuluar dështimin dhe izolimin e tij, ka rinisur të njëjtat sulme, atë që bën ndaj kujtdo që nuk e kontrollon dot. Natën ndan favoret, lejet e ndërtimit, tenderat, përmes oligarkëve të përbashkët me Edi Ramën, ditën del dhe akuzon të tjerët.
Ndryshe nga ai që është shkaktari i kësaj situate në PD, pasi është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë, unë bëra një hap pas,
sepse nuk doja një luftë të brendshme, i bindur se prej saj përfitojnë vetëm kundërshtarët! Por ja ku jemi. Asgjë s’ka ndryshuar, madje situata është edhe më keq për demokratët dhe shqiptarët.
Prandaj e ndjej për detyrë t’i përkushtoj energjitë e mija tek një opozitë në shërbim të njerëzve dhe jo interesave të një grupi që ka 30 vjet që përfiton prej saj.
Demokratët sot janë më të qartë se kurrë, që nuk mund të fitojnë pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian, dhe se hallet personale nuk mund të kthehen në pengesë për demokratët dhe shqiptarët që duan ndryshimin.“-shprehet Basha.
Diskutime rreth kësaj post